Solskjaer i hapur për rikthim te Manchester United

Ole Gunnar Solskjær ka shprehur interes për t’u rikthyer te Manchester United, këtë herë si trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit.
Burime pranë klubit bëjnë të ditur se drejtuesit e United janë informuar se norvegjezi është i hapur për rikthim, pavarësisht kohëzgjatjes së kontratës.
Menaxhmenti i “Djajve të Kuq” po merr kohën e nevojshme për të vlerësuar të gjithë kandidatët për zgjidhjen afatshkurtër, me vendimin që pritet të merret në orët ose ditët në vijim.
Nëse Solskjær ose një trajner tjetër emërohet si caretaker, klubi planifikon që trajnerin e përhershëm ta emërojë gjatë verës, për sezonin 2026/27.
Ndërkohë, Darren Fletcher do të jetë trajneri i përkohshëm për ndeshjet e kësaj jave.
