Top 10 portierët me më së shumti porta të paprekura në vitin 2025, Strakosha lë pas emra të mëdhenj

Top 10 portierët me më së shumti porta të paprekura në vitin 2025, Strakosha lë pas emra të mëdhenj

Statistikat e publikuara nga Transfermarkt zbulojnë portierët më të qëndrueshëm të vitit 2025. Në garë përfshihen 15 ligat kryesore, të gjitha garave dhe ndeshjet me kombëtare. Gara është e fortë, me emra të mëdhenj të futbollit evropian, ndërsa në mesin e tyre gjendet edhe portieri shqiptar, Thomas Strakosha.

Anatoliy Trubin ka qenë portieri më i besueshëm i vitit 2025 deri më tani, duke kryesuar listën me 26 porta të paprekura në 61 paraqitje, sipas të dhënave të Transfermarkt.

Pas tij renditet Gianluigi Donnarumma, i cili ka regjistruar 24 ndeshje pa pësuar gol në 60 takime, duke konfirmuar edhe një herë rolin kyç te klubet dhe kombëtarja.

Në vendin e tretë është Gregor Kobel, portieri zviceran me 23 porta të paprekura në 65 ndeshje, një tregues i vazhdimësisë dhe stabilitetit të tij gjatë gjithë sezonit.

Një paraqitje shumë solide ka bërë edhe shqiptari Thomas Strakosha, i cili me 22 porta të paprekura në vetëm 44 ndeshje, renditet i katërti në listë, duke lënë pas disa emra të mëdhenj të futbollit evropian.

Me këtë performancë, Strakosha ka lënë pas emra të mëdhenj si Thibaut Courtois, David Raya dhe Unai Simon, duke konfirmuar rëndësinë e tij në ekip dhe nivelin e lartë të formës gjatë gjithë vitit.

Me nga 22 porta të paprekura janë gjithashtu Konstantinos Tzolakis, Matej Hornicek dhe Diogo Costa duke e bërë top 10-shen shumë të ngjeshur dhe konkurruese.

Këto statistika dëshmojnë se viti 2025 ka sjellë një garë të fortë mes portierëve, ku përveç emrave të njohur, spikasin edhe talente që po ndërtojnë reputacion në nivelet më të larta të futbollit evropian. /Telegrafi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti