Rita Ora ka gati albumin e radhës?

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, duket se e ka gati albumin e radhës.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ajo ka konfirmuar se albumi i katërt në karrierën e saj është rrugës, shkruan IndeksOnline, transmeton Periskopi.
“Album 4” shkruan në fletën të cilën Rita e ka ndarë me ndjekësit, duke mos dhënë më shumë detaje.
Ajo parashikon se 2026-a duket të jetë një vit i mirë.
Rita aktualisht është e angazhuar me dhjetëra projekte, si në botën e medias dhe argëtimit, ashtu edhe në atë kinematografike.
Gjatë karrierës së saj muzikore, Rita ka publikuar albumet: “Ora”, “Phoenix” dhe “You and I”./Periskopi

