Ekipet emergjente në Drenas në aksion pas përmbytjeve, shpëtohen disa turistë nga Shkodra

Ekipet emergjente në Drenas në aksion pas përmbytjeve, shpëtohen disa turistë nga Shkodra

Disa komuna të vendit janë përballur sot me vërshime dhe përmbytje pas reshjeve të mëdha të shiut, në mesin e të cilave edhe Drenasi.

Kanal 10 ka publikuar pamje nga momenti kur ekipet emergjente në këtë komunë kanë shpëtuar nga përmbytja disa turistë nga Shkodra, përcjell Reporteri.net.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, njoftoi më herët se rrugët aktualisht janë të pakalueshme në tri drejtime: Drenas-Komoran, Drenas-Guri i Plakës dhe Drenas-Kroi i Mbretit.

“Rruga e vetme e kalueshme aktualisht është rruga Drenas – Çikatovë e Re – Ura e Balecëve – Baicë – Damanek – Krajkovë – Llapushnik dhe dalje në magjistrale. Kujdesi duhet shtuar edhe te kalimi i urave tjera në komunën tonë, sepse, ka mundësi që uji ti ketë dobësuar ato”, ka shkruar Lladrovci./Periskopi/

Reshjet e shiut, Ramiz Lladrovci: Rruga Drenas-Komoran është lehtësuar për qarkullim

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti