Reshjet e dendura, Komuna e Prizrenit del me njoftim

Reshjet e dendura, Komuna e Prizrenit del me njoftim

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime në një sërë zonash Komunës së Prizrenit.

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se ekipet emergjente të kontraktuara nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, si dhe nga Drejtoria e Emergjencave dhe Sigurisë, kanë qenë të pranishme në zonat më të prekura, duke ofruar mbështetje me të gjitha kapacitetet në dispozicion.

“Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime në disa zona të komunës sonë. Ekipet emergjente të kontraktuara nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe ajo e Emergjencave dhe Sigurisë kanë qenë vazhdimisht të angazhuara në terren, në zonat më të prekura, duke ofruar ndihmë për qytetarët me të gjitha kapacitetet në dispozicion.

Angazhimi i ekipeve emergjente do të vazhdojë edhe më tej, me qëllim të menaxhimit të situatës dhe mbështetjes së qytetarëve në vendbanimet më të prekura nga reshjet e rrëmbyeshme.” – ka bërë të ditur kjo komunë./Periskopi/

Ekipet emergjente në Drenas në aksion pas përmbytjeve, shpëtohen disa turistë nga Shkodra

Kryetari i Rahovecit për vërshimet e sotme: Instituti Hidrometeorologjik ka dështuar

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti