Kosova pranon dërgesën e radhës të sistemeve raketore anti-tank nga Turqia

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se Forca e Sigurisë së Kosovës ka pranuar sot dërgesën e radhës të sistemeve raketore anti-tank OMTAS, të kontraktuara me prodhuesin shtetëror turk Roketsan në dhjetor të vitit 2023.
Sipas ministrit, sistemet OMTAS janë raketa moderne anti-tank me rreze të mesme veprimi, të projektuara për të neutralizuar mjete të blinduara moderne, përfshirë tanke të pajisura me mbrojtje reaktive, si dhe fortifikata mbrojtëse ushtarake.
Autoritetet theksojnë se rritja e llojllojshmërisë dhe sasisë së sistemeve raketore anti-tank synon mbulimin e distancave të ndryshme të veprimit, terreneve të ndryshme dhe skenarëve të mundshëm të kërcënimit.
