Messi flet për planet pas pensionimit: Nuk e shoh veten si trajner, do të doja të isha pronar klubi

Messi flet për planet pas pensionimit: Nuk e shoh veten si trajner, do të doja të isha pronar klubi

Lionel Messi ka folur hapur për planet e tij pas përfundimit të karrierës si futbollist, duke theksuar se nuk e sheh veten në rolin e trajnerit, por është më i interesuar për drejtimin dhe ndërtimin e një klubi futbolli.

“Nuk e shoh veten realisht si trajner”, ka deklaruar Messi, duke shtuar se ideja për të qenë drejtor sportiv i duket më tërheqëse.

Megjithatë, ylli argjentinas ka bërë të ditur se, nëse do të duhej të zgjidhte mes roleve të ndryshme në futboll pas pensionimit, preferenca e tij do të ishte të bëhej pronar klubi.

“Nëse do të duhej të zgjidhja mes të trejave, ajo që do të preferoja është të jem pronar klubi”, ka thënë Messi.

Ai ka shpjeguar se dëshira e tij është të ndërtojë diçka nga fillimi dhe t’u japë mundësi të rinjve që të zhvillohen.

“Do të doja të kisha klubin tim, ta rris një klub, ta nis nga zero dhe t’u jap të rinjve dhe të tjerëve mundësinë për të ecur përpara, për të ndërtuar një klub të rëndësishëm”, ka përfunduar Messi.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti