Elezaj: Situatë e rënduar në Klinë, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme
Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka njoftuar se qyteti i tij është në gjendje të rënduar, pas vërshimeve.
Elezaj bëri me dije se janë në terren duke parë nga afër gjendjen e banorëve, teksa pohon se janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në pronat publike, ekonomitë familjare dhe biznese, transmeton.
“Aktualisht jemi duke u marrë me menaxhimin e situatës, e cila paraqitet mjaft e rënduar. Në ditët në vijim do të formohet komisioni për vlerësimin e dëmeve dhe do të kërkohet mbështetje edhe nga institucionet qendrore për kompensimin e dëmeve ekonomike” u shpreh Elezaj.
Ky është postimi i plotë i tij:
Gjendje e rënduar nga vërshimet në Klinë
Edhe në këto orë jemi në terren për të parë nga afër gjendjen pas vërshimeve. Dëmet janë të konsiderueshme në pronat publike, ekonomitë familjare dhe bizneset.
Aktualisht jemi duke u marrë me menaxhimin e situatës, e cila paraqitet mjaft e rënduar. Në ditët në vijim do të formohet komisioni për vlerësimin e dëmeve dhe do të kërkohet mbështetje edhe nga institucionet qendrore për kompensimin e dëmeve ekonomike.
U bëjmë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar dhe që, në rast nevoje, të raportojnë te shërbimet emergjente të komunës.
