Sali Berisha ‘ia huq me të madhe’, prezanton Drenasin teksa flet për përmbytjet në Durrës

Sali Berisha ‘ia huq me të madhe’, prezanton Drenasin teksa flet për përmbytjet në Durrës

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka bërë një gafë të madhe teksa ka kritikuar investimet në Durrës, qytet që po përballet me vërshime si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Në postimin e tij, i cili më pas u korrigjua, Berisha prezanton një denoncim të qytetarit digjital, ku kritikohet se si janë ndarë 31 milionë euro për përmbytje në Durrës, “por përmbytjet janë më të mëdha se kurrë”.

Bashkëngjitur fotografisë, Berisha kishte vendosur një foto të kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili doli sot në terren pas vërshimeve në disa fshatra të Drenasit./Periskopi/

IHMK-ja njofton për sasitë e të reshurave të dy ditëve të fundit mbi vendin tonë

Ekipet emergjente në Drenas në aksion pas përmbytjeve, shpëtohen disa turistë nga Shkodra

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti