Sot parashikohet mot me shi

Gjatë ditës së djeshme si pasojë e reshjeve të mëdha që ranë shumë zona në Kosovë u përmbytën duke shkaktuar dëme të konsiderueshme për qytetarët.
Ndërkaq, edhe sot parashihet që në disa vende të ketë shi.
Sipas Institutit Hidrometeorlogjik, temperaurat minimale do të lëvizin nga 1 e deri 3 gradë Celsius.
Derisa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 4 e deri në 6 gradë Celsius.
IHMK-ja tutje thekson se era do të fryjë kryesisht nga juglindja me shpejtësi prej 1 deri në 8 metër për sekond./Periskopi
