Komuna e Malishevës njofton se gjendja pas reshjeve të shiut po shkon drejt stabilizimit

Pas reshjeve të shumta dhe vërshimeve të ditës së djeshme, Komuna e Malishevës ka njoftuar se situata në këtë komunë është duke shkuar drejt stabilizimit.
Përmes një njoftimi, komuna ka bërë të ditur se nata ka kaluar e qetë dhe pa probleme të reja të evidentuara, përderisa niveli i ujërave ka shënuar rënie dhe situata është në drejtim të stabilizimit të plotë.
“Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me Shtabin Emergjent dhe institucionet përkatëse, kanë angazhuar makineri për hapjen e kanaleve kulluese, me qëllim të përmirësimit të qarkullimit në rrugën Malishevë – Banjë. Rrugët e tjera janë të qarkullueshme, mirëpo u bëhet apel vozitësve që të kenë kujdes të shtuar për shkak të pranisë së mbetjeve në disa segmente rrugore. Po ashtu, po vazhdon puna për pastrimin e mbetjeve në nënkalimin dhe parkingun nëntokësor në qytet. Ekipet emergjente mbeten në gjendje të gatishmërisë së plotë dhe po e monitorojnë situatën në mënyrë të vazhdueshme”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Gjendja në Komunën e Malishevës po shkon drejt stabilizimit
Gjendja aktuale në Komunën e Malishevës, pas reshjeve të fundit, paraqitet stabile dhe e qetë. Sipas të dhënave nga Shtabi Emergjent, edhe nata e kaluar ka qenë e qetë, pa probleme të reja të evidentuara, ndërsa niveli i ujërave ka shënuar rënie dhe situata është në drejtim të stabilizimit të plotë.
Aktualisht, aksi rrugor Malishevë – Banjë është i kalueshëm me vështirësi, po ashtu edhe rruga Mirushë – Gurbardh, përkatësisht ura te Liqeni i Mirushës.
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me Shtabin Emergjent dhe institucionet përkatëse, kanë angazhuar makineri për hapjen e kanaleve kulluese, me qëllim të përmirësimit të qarkullimit në rrugën Malishevë – Banjë.
Rrugët e tjera janë të qarkullueshme, mirëpo u bëhet apel vozitësve që të kenë kujdes të shtuar për shkak të pranisë së mbetjeve në disa segmente rrugore.
Po ashtu, po vazhdon puna për pastrimin e mbetjeve në nënkalimin dhe parkingun nëntokësor në qytet.
Ekipet emergjente mbeten në gjendje të gatishmërisë së plotë dhe po e monitorojnë situatën në mënyrë të vazhdueshme.
