Përkeqësohet situata nga reshjet e dendura në Shqipëri: Shembet rruga, dëme në dy banesa

Përkeqësohet situata nga reshjet e dendura në Shqipëri: Shembet rruga, dëme në dy banesa

Në fshatin Vajzë të bashkisë Selenicë në Shqipëri, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, është shembur rruga dhe janë dëmtuar dy banesa.

Rruga është bërë e pakalueshme për automjetet, ndërsa fatmirësisht banorët e dy shtëpive të dëmtuara nuk kanë pësuar lëndime, raporton TCh, transmeton Periskopi

Ndërkohë, lumi Vjosë ka dalë nga shtrati, duke përmbytur pazarin.

Niveli i ujit ka arritur në rreth 7 .1 metra teksa banorët e zonave të rrezikuara janë njoftuar dhe si masë parandaluese janë evakuuar 12 banesa./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti