SBASHK: Nuk lejojmë fillimin e procesit mësimor pa u garantuar kushte të sigurta pune dhe mësimi

Sindikata e Arsimit ka dalë me një reagim pas vendimit për shtyrjen e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë deri me 12 janar, të cilin e ka përkrahur.
SBAShK ka vlerësuar se megjithatë kjo nuk është e mjaftueshme nëse nuk shoqërohet me veprime konkrete.
Kësisoj, në njoftimin e tyre kanë kërkuar urgjentisht, inspektime të menjëhershme dhe të detajuara në të gjitha shkollat,
“Vlerësim real të gjendjes së objekteve shkollore, sanim të menjëhershëm të dëmeve dhe eliminim të çdo rreziku për nxënësit dhe mësimdhënësit; Transparencë dhe përgjegjësi institucionale.”
Në fund, kanë dhënë edhe një paralajmërim sindikal.
“SBASHK nuk do të lejojë kthimin në procesin mësimor pa u garantuar kushte të sigurta pune dhe mësimi. Nëse institucionet përgjegjëse dështojnë të veprojnë me kohë dhe seriozitet, SBASHK do të ndërmarrë veprime sindikale, në mbrojtje të jetës, shëndetit dhe dinjitetit të anëtarësisë së saj. Siguria nuk negociohet.”/Periskopi
