Lladrovci njofton se vetëm rruga Drenas, Guri i Plakës mbetet e pakalueshme

Lladrovci njofton se vetëm rruga Drenas, Guri i Plakës mbetet e pakalueshme

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se rrugët në këtë qyetet janë të liruar përjashtim të rrugës Drenas – Guri i Plakës.

Lladrovci përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se aktualisht, janë ndalur reshjet dhe rruga e vetme e bllokuar është rruga Drenas-Guri i Plakës, raporton Periskopi.

“Rrugët tjera të cilat kanë qenë të bllokuara, janë të kalueshme, por, kërkohet kujdes.Angazhimet me prioritet për ujin te Lokalet e reja, afër Stacionit të Autobusëve po japin rezultat dhe së shpejti situata do të përmirësohet”, ka shkruar ai.

Postimi i tij

Qytetarë të nderuar,

Ju falënderoj për respektimin e vendimeve të Drejtorisë së Emergjencave dhe Policisë së Kosovës në situatën e vërshimeve.

Aktualisht, janë ndalur reshjet dhe rruga e vetme e bllokuar është rruga Drenas-Guri i Plakës, rrugët tjera të cilat kanë qenë të bllokuara, janë të kalueshme, por, kërkohet kujdes.

Angazhimet me prioritet për ujin te Lokalet e reja, afër Stacionit të Autobusëve po japin rezultat dhe së shpejti situata do të përmirësohet.

Qytetarë të nderuar,

Respektoni vendimet e organeve kompetente, jepni ndihmë ku mundeni për tejkalim të situatës dhe shtoni kujdesin!

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti