Rëndohet gjendja: Raportohet se lumi Drin ka dalë nga shtrati

Klankosova raporton se Lumi Drin në Klinë ka dalë nga shtrati si pasojë e reshjeve të dendura, transmeton Periskopi
Sipas pamjeve, në lumë është rritur ndjeshëm niveli i ujit, teksa shihet turbullirë e madhe pas shiut të rrëmbyeshëm.
Ndërkohë, vërshime janë raportuar në disa komuna të ndryshme të Kosovës.
