AME: Ekziston mundësi për përkeqësim të situatës në rast të reshjeve të reja

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka paralajmëruar përkeqësim të situatës në rast të reshjeve të reja atmosferike.
Përmes një njoftimi për media, kjo agjenci ka njoftuar se rreziku aktual vlerësohet i menaxhueshëm, me kapacitete të mjaftueshme reagimi.
“Ekziston mundësi për përkeqësim të situatës në rast të reshjeve të reja, megjithatë rreziku aktual vlerësohet i menaxhueshëm, me kapacitete të mjaftueshme reagimi”, është thënë në njoftim, duke i apeluar qytetarët për kujdes.
“AME u bën thirrje qytetarëve që: • të shmangin zonat e rrezikuara, • të ndjekin njoftimet zyrtare, • çdo rast emergjent ta raportojnë në 112. Situata mbetet nën monitorim aktiv. AME mbetet e përkushtuar 24/7 të informojë publikun për çdo zhvillim të ri”, është thënë në njoftim.
