Policia me thirrje për qytetarët pas vërshimeve: Shoferët të përshtatin vozitjen me kushtet aktuale

Policia me thirrje për qytetarët pas vërshimeve: Shoferët të përshtatin vozitjen me kushtet aktuale

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve qa përshtatin vozitjen me kushtet aktuale të rrugës pas vërshimeve në vend.

“Si pasojë e reshjeve të shiut, në disa zona të vendit nëpër rrugë të ndryshme janë evidentuar vështirësi në qarkullim, përfshirë dëmtime të rrugëve, rrëshqitje dheu e dëmtime në ura të caktuara. Policia e Kosovës po monitoron vazhdimisht situatën dhe ka rritur praninë policore në terren”, thuhet në njoftimin e policisë

Njoftimi i plotë:

Si pasojë e reshjeve të shiut, në disa zona të vendit nëpër rrugë të ndryshme janë evidentuar vështirësi në qarkullim, përfshirë dëmtime të rrugëve, rrëshqitje dheu e dëmtime në ura të caktuara. Policia e Kosovës po monitoron vazhdimisht situatën dhe ka rritur praninë policore në terren.
U bëjmë thirrje të gjithë shoferëve që të tregojnë kujdes dhe vigjilencë të shtuar, të respektojnë rregullat e trafikut dhe ta përshtatin vozitjen me kushtet aktuale të rrugës dhe dukshmërinë e reduktuar, në mënyrë që të shmangin aksidentet e mundshme.
Siguria fillon nga ju. Kur kushtet në rrugë ndryshojnë, kujdesi duhet të rritet.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti