Sylvinho së bashku me stafin e tij vazhdon kontratën me Shqipërinë deri në korrik

Sylvinho së bashku me stafin e tij vazhdon kontratën me Shqipërinë deri në korrik

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho do të vazhdojë qëndrimin e tij.

Ai së bashku me stafin e tij, Pablo Zabaletan dhe Dorival kanë vazhduar kontratat deri në korrik 2026, me synim objektivin madhor kualifikimin e Shqipërisë në fazën e grupeve të Botërorit.

 

Vendimi për rinovimin e kontratës reflekton besimin e plotë të FSHF-së në stafin aktual, filozofinë e punës së ndërtuar ndër vite dhe angazhimin për stabilitet, vazhdimësi dhe ambicie të larta.

Kujtojmë se Kombëtarja Shqiptare, e luan ndeshjen jetike ndaj Polonisë më 26 mars në Varshavë.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti