Valon Syla jep arsyet qysh me 300 milionë euro dhe me zapim shteti u përmbys rezultati

Gazetari Valon Syla tha se shpërndarja e parave nga qeveria jolegjitime e Albin Kurtit në disa skema sociale dhe pagesa të njëhershme e ka cenuar procesin zgjedhor, por edhe vetë demokracinë.
”I llogarita dhe si shkurt janë afër 300 milionë euro që Albin Kurti i ka shpërdoruar për të blerë, incentuar dhe shkurteshqip vjedh me marifet votat”, tha gazetari Syla.
Për më tepër, Syla përmendi edhe ndikimin masiv të votës së diasporës, që e përmbysi rezultatin krejtësisht në krahasim me atë se si votuan qytetarët që jetojnë në Kosovë.
”Diku prej tyre afër 150k vota Kurti i ka marrë nga diaspora, që i bjen një tubë vota sa LDK me një komunë sa Vushtrria bashkë, që e kanë përmbysur rezultatin, me njerëz që e kanë lënë Kosovën dhe nuk na lejojnë ne të vendosim që jetojmë këtu”, shkroi Syla në Facebook.
Për ta dëshmuar ndikimin e madh të diasporës, edhe pse nuk mund të matet saktësisht vota e tyre përbrenda Kosovës më 28 dhjetor, në përfaqësi diplomatike VV-ja mori mbi 80% të votave dhe me postë mori mbi 70%.
