Numërohen 92% e votave me postë, ky është rezultati

Procesi i numërimit të fletëvotimeve të votimit me postë po vazhdon në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).
Tashmë janë numruar 91.72% e votave me postë.
Në bazë të rezultateve prin Lëvizja Vetëvendosje me 28,189 Vota, pastaj Lidhja Demokratike e Kosovës me 3,929 Vota.
Partia Demokratike e Kosovës ka arritur që të sigurojë 3,473 Vota. Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 1,476 Vota.
