Barcelona deklason Atl.Bilbaon, në finalen e Superkupës e pret njërën nga skuadrat madriliene

Futbolli spanjoll nuk është më i dikurshmi.
Përveç Barcelonës dhe Real Madridit, nganjëherë edhe Atl.Madridi mund të përzihet, përndryshe asnjë skuadër tjetër nuk është rival as për së afërmi i denjë ndaj dy gjigantëve spanjollë.
Në mënyrë sporadike mund t’iu bëjnë ballë në ndonjë ndeshje kampionale, por gjasat për fitore janë minimale. Kjo ndodhi edhe këtë herë, pasi Barcelona deklasoi Atl.Bilbaon në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës që po zhvillohet në Arabinë Saudite, me rezultat 5-0.
Gjithçka përfundoi që në pjesën e parë kur Barcelona shënoi “poker” me golat e Torres, Fermin, Bardghji dhe Raphinha, ndërsa ky i fundit e realizoi edhe golin e pestë për ta kompletuar “manitan”.
Në finale, Barcelona e pret fituesin e gjysmëfinales tjetër, Real Madrid-Atl.Madrid./Periskopi/
“POKER” në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës, Raphinha shënon
