Kushtet e rënda atmosferike, Policia e Kosovës apel shoferëve për kujdes të shtuar në trafik

Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë ngasjes, si pasojë e përkeqësimit të kushteve atmosferike dhe paraqitjes së ngricave në rrugë.
Sipas Policisë, reshjet e shiut dhe borës, si dhe temperaturat e ulëta, kanë krijuar kushte të rrezikshme për qarkullimin rrugor, duke rritur mundësinë e rrëshqitjeve dhe aksidenteve në trafik.
“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të shiut e të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar…”, thuhet në postimin e PK.
Në apelin e saj, Policia e Kosovës u kërkon të gjithë pjesëmarrësve në trafik, e në veçanti drejtuesve të automjeteve, që të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, të mbajnë distancë të mjaftueshme mes mjeteve dhe të tregojnë kujdes të veçantë në rrugët e mbuluara me borë apo akull.
Postimi i plotë:
📢 APEL:
KUJDES TË SHTUAR GJATË NGASJES NGA TË RESHURAT E SHIUT DHE BORËS!
Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të shiut e të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë nga të reshurat e shiut dhe në rrugë të mbuluara me borë dhe me mundësi të paraqitjes së ngricave.
📢 Policia e Kosovës apelon për sigurinë në trafik!
❄️ Kushtet aktuale atmosferike: Reshjet e shiut, borës dhe ngricat e mundshme krijojnë vështirësi në qarkullimin rrugor.
🚗 Këshilla për shoferët:
📏 Mbani distancën e sigurisë mes mjeteve.
⚠️ Përshtatni shpejtësinë me kushtet e rrugës.
🛑 Ngadalësoni gjatë ngasjes në rrugë me shi e të mbuluara me borë dhe akull.
❄️ Pajisuni me gomat dhe mjetet dimërore.
Siguria juaj është prioritet! Kujdesi i shtuar ndihmon në shmangien e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës.
