Kjo është gjendja shëndetësore e familjes nga Rahoveci që bëri aksident rrugës për Gjermani

Kjo është gjendja shëndetësore e familjes nga Rahoveci që bëri aksident rrugës për Gjermani

Gazetari Bahri Cani, ka njoftuar se një familje pesë anëtarëshe me origjinë nga Rahoveci që po kthehej nga Kosova është aksidentuar në në Waldshut – Tingen të Gjermanisë, afër kufirit me Zvicrën.

Cani tha se gjendja e tyre  shëndetësore nuk ka ndryshuar që nga dje.

“Gjendja shëndetësore e familjes pesëanëtarëshe nga Ratkoci i Rahovecit, që është aksidentuar dje në Waldshut – Tiengen të Gjermanisë, nuk ka ndryshuar shumë gjatë natës.

Sot nga burime të informuara shumë mirë u informova se një fëmijë është akoma një gjendje më të rëndë, të tjerët janë, siç thuhet, në gjendje stabile. Ata janë duke u trajtuar nga mjekët në Zurich dhe në Gjermani. Në makinë kanë qenë prindërit të moshës rreth 30 vjeç dhe tre fëmijë – një tre vjeç dhe dy bebe”, ka shkruar Cani./Periskopi/

E dhimbshme, familja 5 anëtarëshe që po kthehej nga Kosova u aksidentua në Gjermani, të gjithë të lënduar

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti