Rashiti: Vjosa Osmani dhe burri i saj kanë kaluar karrierën duke jetuar nga pagat e sektorit publik, duhet dhënë sqarim i plotë për pasurinë

Asamblisti shqiptar në Kantonin e Bernit, Korab Rashiti, hedhur pikëpyetje mbi të hyrat e presidentes së vendit, Vjosa Osmani.
Rashiti ka shkruar se “a është blerë vila në Marigona Hill me çmim real të tregut?”, dhe nëse po “me cilat të ardhura, kredi apo burime?”
Postimi:
Kur Vjosa Osmani dhe burri i saj e kanë kaluar karrierën duke jetuar nga pagat e sektorit publik, një vilë luksoze ngre një pyetje themelore të kontratës shoqërore: kush e financon shtetin — dhe kush përfiton prej tij? Kosova nuk mund të ndërtohet mbi një sistem klasor të financuar nga taksapaguesit. Transparenca nuk është opsionale.
Dhe një pyetje konkrete: a është blerë vila në Marigona Hill me çmim real të tregut? Nëse po, me cilat të ardhura, kredi apo burime? Nëse jo, pse u dha favor? Publiku meriton sqarim të plotë — deklarim pasurie, kontratë, çmim, kredi, dhe çdo lidhje interesi. Në të kundërt, dyshimi për konjivencë dhe korrupsion të tërthortë bëhet i pashmangshëm. /Periskopi/
