Kryeziu: 7 të dyshuar janë jashtë Kosovës, veprimet hetimore ndaj tyre s’do të ndalen

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, në konferencën për media ka thënë se 7 persona të dyshuar nuk janë në Kosovë.
Ai shtoi se ndaj tyre s’do të ndalen veprimet hetimore.
“Përderisa 7 në bazë të veprimeve hetimore dhe operative në terren rezultojnë që janë jashtë Kosovës, mirëpo veprimet hetimore nuk do të ndalen në drejtim të tyre dhe secili, për veprimet që i ka bërë dhe kundërligjshmërinë e tyre, do të përgjigjen para organeve të drejtësisë. Ne do të kujdesemi që në kuadër të mandatit që palën e dëmtuar BKS’në të sigurohemi ta kompensojmë cent më cent. Prandaj kemi ngrirë pasuri edhe më shumë se ata që dyshohet se e kanë keqpërdorur, por mos të harrojmë se jemi në fazë të hershme dhe mund të zgjerohemi edhe më tutje”, tha ai. /Periskopi/
