Situata në Shqipëri, Begaj thirrje qytetarëve: Ndiqni udhëzimet për evakuim të sigurt

Situata në Shqipëri, Begaj thirrje qytetarëve: Ndiqni udhëzimet për evakuim të sigurt

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar për situatën e krijuar në vend nga reshjet intensive dhe përmbytjet.

Ndërsa sqaron se është në komunikim të vazhdueshëm me drejtuesit e institucioneve qendrore dhe vendore, me Strukturat e Emergjencave Civile si dhe me FA, Begaj u ka bërë thirrje banorëve në zonat e përmbytura që të ndjekin udhëzimet e strukturave përgjegjëse për një evakuim sa më të shpejtë dhe të sigurt, shkruan rtsh.al.

“Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, po ndjek me shqetësim situatën e krijuar nga reshjet intensive në vend.

Presidenti i Republikës është në komunikim të vazhdueshëm me drejtuesit e institucioneve qendrore dhe vendore, me Strukturat e Emergjencave Civile si dhe me Forcat e Armatosura, për përballimin e situatës së përmbytjeve.

 

Kreu i Shtetit fton qytetarët të mirëkuptojnë dhe bashkëpunojnë me ta me qëllim që kjo situatë të kalojë me sa më pak pasoja.

Presidenti i Republikës  fton në mënyrë të veçantë banorët në zonat e përmbytura të ndjekin udhëzimet e strukturave përgjegjëse për evakuim të shpejtë dhe të sigurt.

Në këto momente të vështira jeta e çdo qytetari është mbi gjithçka”, thuhet në njoftim.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti