Vance: Gruaja e vrarë nga një agjent i ICE-s ishte një “tragjedi e shkaktuar nga vetë ajo”

Vance: Gruaja e vrarë nga një agjent i ICE-s ishte një “tragjedi e shkaktuar nga vetë ajo”

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance në një postim në platformën “X”për vrasjen nga një agjent i ICE i gruas në Minneapolis tha se kjo tragjedi është shkaktuar nga vetë ajo.

“Mund të pranosh se vdekja e kësaj gruaje është një tragjedi, duke pranuar njëkohësisht se është një tragjedi e shkaktuar nga vetë ajo.”

“Moskini ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në operacione federale të zbatimit të ligjit dhe mos u përpiqni t’i shtypni oficerët tanë me makinë. Është vërtet kaq e thjeshtë,” shtoi ai.

Ndërkohë, Tom Homan, i emëruari i Trumpit si ‘czar i kufirit’, i tha partnerit amerikan të BBC-së, CBS News, se do ta “lërë hetimin të vazhdojë dhe do t’i mbajë përgjegjës njerëzit bazuar në rezultatet e hetimit”, shkruan reporteri, transmeton Periskopi.

I pyetur më gjerësisht për përdorimin e forcës së tepruar nga ICE, Homan tha se gjatë gjithë administratës nuk ka parë asnjë rast të forcës së tepruar.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti