Komandati i KFOR takohet me shefin e ri të UNIMK-ut, diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it, Ozkan UIuas, ka pritur sot në takim shefin e ri të UNMIK’ut, Peter Due.
Siç bën të ditur KFOR, takimi është përqendruar në situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, ku edhe është theksuar bashkëpunimi mes KFOR’it dhe UNMIK-ut.
‘’Gjeneral Major Ulutaş rikonfirmoi përkushtimin e KFOR-it për vazhdimin e koordinimit ndërmjet dy misioneve, me qëllim ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit në mbarë Kosovën’’’, thuhet mes tjerash në njoftim.
Njoftimi:
Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, priti Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefin e UNMIK-ut, z. Peter N. Due, në Selinë e KFOR-it në Kampin “Film City”, në Prishtinë.
Takimi u përqendrua në situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe theksoi bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet KFOR-it dhe UNMIK-ut.
Gjeneral Major Ulutaş rikonfirmoi përkushtimin e KFOR-it për vazhdimin e koordinimit ndërmjet dy misioneve, me qëllim ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit në mbarë Kosovën.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.
