MPB: Situata e vërshimeve në Kosovë po përmirësohet

MPB: Situata e vërshimeve në Kosovë po përmirësohet

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka njoftuar se situata e vërshimeve në Kosovë ka shënuar përmirësim të dukshëm pas ndërprerjes së reshjeve të shiut dhe fillimit të reshjeve të borës.

Sipas MPB-së, niveli i ujit në lumenjtë kryesorë ka rënë dhe aktualisht nuk paraqitet rrezik i menjëhershëm për vërshime të reja.

Në Prishtinë dhe rrethinë, vërshimet janë lokalizuar kryesisht në nënkalime dhe disa rrugë dytësore, ndërsa në komunat tjera situata raportohet kryesisht e qetë dhe e menaxhueshme.

Në Mitrovicën e Jugut janë evakuuar përkohësisht disa familje si masë sigurie, ndërsa në Istog është evakuuar një familje.

MPB bën të ditur se Njësitë e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit janë të mobilizuara në gjithë vendin, ndërsa sistemi emergjent 112 është në monitorim dhe koordinim të vazhdueshëm.

Megjithatë, reshjet e borës dhe ngricat kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim, me disa rrugë të bllokuara për shkak të shembjeve të dheut, duke u bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti