Zjarri i madh në një objekt në Gjakovë, Policia: Nuk ka të lënduar

Zjarri i madh në një objekt në Gjakovë, Policia: Nuk ka të lënduar

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një objekt në Gjakovë, pasditen e sotme në rrugën “Gjergj Sokoli”, shkruan Periskopi.

Rasti e ka konfirmuar për Periskopin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Shermet Elezaj.

Elezaj tha se rreth orës 16:50 policia është njoftuar për incidentin, ndërsa njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe se nuk bëhet fjalë për pasoja në njerëz.

“Rreth orës 16:50, jemi njoftuar se në rrugën “Gjergj Sokoli” një fabrikë është përfshirë nga zjarri. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit. Zjarri është i përmasave të mëdha dhe ekipet emergjente vazhdojnë punën për ta vënë situatën nën kontroll. Deri në këto momente, bazuar në informatat e pranuara, nuk raportohet për pasoja në njerëz, megjithatë verifikimi i plotë i situatës dhe i pasojave eventuale në njerëz do të bëhet pas shuarjes së plotë të zjarrit.”, ka bërë të ditur Elezaj.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti