Arrestohen dy persona në Prishtinë pasi sot kryen vjedhje të rëndë

Policia ka njoftuar se dy persona janë arrestuar për vjedhje të rëndë në Prishtinë.
“Dy persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale të vjedhjes së rëndë janë arrestuar sot në Prishtinë, falë reagimit të shpejtë dhe veprimeve operative të njësive të Stacionit Policor Veriu dhe Sektorit të Hetimeve të Kryeqytetit.”
Të dyshuarit janë P.G. 36 vjeç dhe B.K. 28 vjeç.
“Vjedhjet kishin ndodhur gjatë ditës së sotme në lokacione të ndryshme të Prishtinës, ndërsa pas veprimeve hetimore dhe operative është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i personave të dyshuar:
• P.G., 36 vjeç
• B.K., 28 vjeç
Personat e dyshuar, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë intervistuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa sendet e vjedhura janë gjetur dhe janë kthyer te pronarët e ligjshëm.”
