FC Drenica prezanton sulmuesin brazilian Victor Da Silva

FC Drenica ka bërë zyrtare afrimin e sulmuesit brazilian Victor Da Silva, i cili nga sot do të mbajë veshur fanellën kuq e zi.
31-vjeçari vjen si një përforcim i rëndësishëm për repartin ofensiv, në kuadër të ambicieve të klubit për pjesën e mbetur të sezonit.
Da Silva transferohet në stadiumin “Bajram Aliu” me synimin për të rritur alternativat në sulm dhe për t’i dhënë më shumë fuqi repartit ofensiv. Sulmuesi ka një përvojë të gjerë ndërkombëtare, duke aktivizuar në disa kampionate të ndryshme.
Së fundmi, braziliani ishte pjesë e FK Partizanit në Kategorinë Superiore, ndërsa në të kaluarën është zhvilluar në futbollin italian, ku ka qenë pjesë e Chievo Verona dhe Brescia.
Ai ka lënë gjithashtu gjurmë në rajon me fanellën e Vllaznisë së Shkodrës, si dhe në arenën aziatike me klubin uzbek Nasaf Qarshi.
Drejtuesit e FC Drenicës vlerësojnë se përvoja dhe cilësitë teknike të Da Silvës do të jenë një shtesë e rëndësishme për skuadrën, në funksion të objektivave sportive të këtij sezoni.
