E rëndë: Dardan Berishës i çahet koka nga publiku në Prizren

E rëndë: Dardan Berishës i çahet koka nga publiku në Prizren

Ndeshja e Kupës së Kosovës në basketboll mes Pejës dhe Bashkimit u ndërpre në çerekun e dytë, shkak i sjelljeve të pahijshme nga tifozët prizrenas.

Sipas njoftimit nga KB Peja, Dardan Berisha ka marrë një goditje në kokë – me ç’rast edhe është lënduar.

Peja është larguar nga parketi – teksa tifozët kanë marrë vërejtjen e fundit nga organizatori.

Ja njoftimi i Pejës:

“Basketbollistit tonë Dardan Berisha i është qarë koka nga goditjet dhe hudhjet e publikut në Prizren.
Skuadra jonë largohet në drejtim të zhveshtoreve”, shkruhet në njoftim.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti