Momenti kur policia evakuon me barkë një familje katër anëtarëshe në Mitrovicë (Video)

Momenti kur policia evakuon me barkë një familje katër anëtarëshe në Mitrovicë (Video)

Policia e Kosovës ka publikuar një video, ku tregon se kanë evakuar një familje 4 anëtarëshe nga shtëpia në tëcilën ishin bllokuar nga vërshimet në Mitrovicën e Jugut.

“Ky veprim është dëshmi e qartë se Policia e Kosovës, përveç misionit të saj kushtetues për ruajtjen e rendit publik, garantimin e sigurisë dhe mbrojtjen e sovranitetit, është drejtpërdrejt e angazhuar në mbrojtjen e jetës dhe mirëqenies së qytetarëve, sidomos në situata emergjente kur vendi përballet me rreziqe natyrore”, thuhet mes tjerash në njoftim

Njoftimi i plotë:

Sot, më 08.01.2026, përballë kushteve të rënda atmosferike dhe vërshimeve të shkaktuara nga reshjet intensive të shiut në rajonin e Mitrovicës jugu, Policia e Kosovës ka dëshmuar edhe një herë përkushtimin, profesionalizmin dhe humanizmin e saj.
Në koordinim të plotë me Drejtorinë e Emergjencave në Mitrovicë – Jugu, dhe ekipet tjera për shpëtim, Njësia e Kontrollit të Kufirit Ujor (NJKKU) e Policisë ka ndërhyrë me vendosmëri duke realizuar evakuimin e sigurt të një familjeje katër anëtarëshe, e cila ishte e rrezikuar dhe e bllokuar në shtëpinë e saj nga vërshimet, në rrugën “2 Korriku” në Mitrovicë jug.
Ky veprim është dëshmi e qartë se Policia e Kosovës, përveç misionit të saj kushtetues për ruajtjen e rendit publik, garantimin e sigurisë dhe mbrojtjen e sovranitetit, është drejtpërdrejt e angazhuar në mbrojtjen e jetës dhe mirëqenies së qytetarëve, sidomos në situata emergjente kur vendi përballet me rreziqe natyrore.
Policia e Kosovës mbetet në terren, e gatshme të reagojë dhe të ndihmojë çdo qytetar në nevojë si dhe të ofrojë ndihmën e nevojshme për institucionet tjera përgjegjëse për menaxhimin e situatave emergjente dhe ekipet tjera për shpëtim.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti