Bashkëpunimi i Qeverisë së re me SHBA, Uashingtoni tregon se çfarë pret nga Prishtina

Departamenti Amerikan i Shtetit ka thënë se shpreson që do ta avancojë partneritetin me qeverinë e ardhshme të Kosovës përfshirë edhe dialogun strategjik i cili u pezullua në vitin 2025.
Por, për ta arritur këtë DASH kërkon veprime që çojnë përpara agjendën e përbashkët për paqe rajonale, stabilitet dhe prosperitet ekonomik.
“Shpresojmë të forcojmë partneritetin tonë me qeverinë e ardhshme të Kosovës, përfshirë edhe rifillimin e dialogut tonë strategjik. Megjithatë, arritja e kësaj do të kërkojë veprime që çojnë përpara agjendën tonë të përbashkët për paqe rajonale, stabilitet dhe prosperitet të ndërsjellë ekonomik”, thuhet nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Ndërsa, zëdhënësi i Qeverisë në detyrë Përparim Kryeziu ka thënë për Tëvë 1 se do të vazhdojnë bashkëpunimin me aleatët, sidomos me ShBA-në edhe në mandatit e ardhshëm.
