Shifra alarmante – Zyra për Mbrojtjen e Viktimave trajtoi 51 raste për shtatë ditë, 48 nga dhuna në familje

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave ka trajtuar 51 raste për shtatë ditë.
Në një komunikatë të Zyra për Komunikim Publik e Kryeprokurorit të Shtetit janë listuar rastet ku prijnë rastet me dhunë në familje.
Gjatë periudhës njëjavore të punës në Zyrën për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave, mbrojtësit e viktimave në nivel të Kosovës kanë trajtuar gjithsej 51 raste të reja të paraqitura.
Prej tyre:
48 raste – dhunë në familje
1 rast – trafikim
2 raste – sulm seksual
3 Kërkesa për Urdhër Mbrojtje (KUM) të parashtruara në gjykatë
8 Kërkesa për Urdhër Mbrojtje Emergjente (KUME)
1 kërkesë për ndërprerje të UM-së
2 Kërkesa për Urdhër Mbrojtje të përkohshëm Emergjente (KUME)
6 aktvendime të aprovuara
16 seanca gjyqësore
4 seanca në prokurori
51 këshilla juridike
6 aktgjykime dënuese
2 përfaqësime të rastit në polici
8 referime të rastit në QPS
