Huffpost në gjuhën italiane shkruan për Hagën: Thaçi konsiderohet si një nga etërit e Kosovës, procesi ndaj tij surreal

Huffpost në gjuhën italiane shkruan për Hagën: Thaçi konsiderohet si një nga etërit e Kosovës, procesi ndaj tij surreal

Gazeta italiane “Huffingtonpost.it”, në një shkrim të gazetarit Mauro Suttora të publikuar sot, ka trajtuar çështjen e gjyqit që po ndodh në Gjykatën Speciale të Hagës prej vitesh.

Gazetari italian përmend një shembull hipotetik sikur ish-presidenti italian, Alessandro Pertini, të ishte burgosur në vitin 1970 për “krime të kryera nga partizanët që ai udhëhoqi në vitet 1943-1945”, transmeton Express.

Sipas gazetarit italian, një gjë e tillë do të ishte surreale dhe e njejta po i ndodh ish-presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit.

“Imagjinoni që në vitin 1970, 25 vjet pas Çlirimit, Sandro Pertini të ishte burgosur dhe gjykuar për krime të kryera nga partizanët që ai udhëhoqi në vitet 1943–45. Surreale? E megjithatë, kjo është ajo që po i ndodh Hashim Thaçit, 57 vjeç, ministër, kryeministër dhe më pas president i Kosovës deri në vitin 2020, komandant i rezistencës kundër Serbisë gjatë luftës së vitit 1999, i konsideruar një nga etërit e atdheut së bashku me të ndjerin Ibrahim Rugova. Thaçi prej pesë vitesh tashmë po mbahet në një burg holandez”, shkruan gazeta italiane.

Gazeta italiane tutje shkruan se Specialja “Në fillim ishte dukur një ide e mirë. Për t’ua bërë të pranueshme pavarësinë e Kosovës 90 shteteve (nga 190) që ende nuk e njohin atë, dhe për t’ia lehtësuar hyrjen në BE, ish-presidenti kishte pranuar t’i nënshtrohej një gjykimi për krime lufte, së bashku me edhe tre drejtues të tjerë të UÇK-së (Ushtria Çlirimtare e Kosovës)”./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti