70 vjeçari vdes disa ditë pasi u godit nga vetura

70 vjeçari vdes disa ditë pasi u godit nga vetura

Një aksident i cili ka ndodhur para disa ditësh në Prishtinë, ka përfunduar me pasoja fatale.

 

 

Këmbësori i cili u godit nga një veturë, ka vdekur gjatë ditës së djeshme.

Bëhet fjalë për 70 vjeçarin, Nexhmi Osmani, i cili ishte duke u trajtuar në QKUK.

Lajmi i dhimbshëm u bë i ditur nga familjarët.

“Për shkak të procedurave ligjore që janë ende në zhvillim, koha e ceremonisë së varrimit nuk mund të komunikohet për momentin. Për hapat e mëtejshëm do t’ju njoftojmë posa të përfundojnë procedurat përkatëse”, thuhet në njoftimin e familjes.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti