Seanca për rastin e BKS-së, disa nga të dyshuarit patën nevojë për ndihmë mjekësore

Seanca për rastin e BKS-së, disa nga të dyshuarit patën nevojë për ndihmë mjekësore

Disa prej të dyshuarve në rastin e zhvatjes së mbi 1 milion eurove nga Byroja Kosovare e Sigurimeve u është përkeqësuar gjendja shëndetësore gjatë mbajtjes së seancës dëgjimore ndaj tyre.

Sipas njoftimi të Gjykatës Themelore të Prizrenit, seanca e nisur në ora 16:00 ndaj 39 të pandehurve ka mbaruar në orën 23:00 të së premtes.

Po ashtu bëhet e ditur se gjatë kësaj seance disa nga palët kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“​Gjatë zhvillimit të seancës, disa nga palët në procedurë kanë kërkuar edhe ndihmë mjekësore, për çka Gjyqtari i procedurës paraprake ka ndërprerë disa herë seancën dhe palëve i’u është ofruar ndihma e nevojshme përmes Emergjencës, dhe kur palët kanë qenë të gatshme ka vazhduar me seancën për caktimin e masës së sigurisë”, thuhet në njoftim.

 

 

Kujtojmë se për katër të dyshuar u kërkua masa e paraburgimit e për të tjerët masa e paraqitjes në stacion policor si dhe mosafrimi te objekti i BKS-së.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti