AME: Gjendja pas vërshimeve në Mitrovicë është stabile dhe e menaxhueshme
Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME), në bashkëpunim me Njësinë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit (NJPZSH) Mitrovicë, ka realizuar sot vizitë në terren për të vlerësuar situatën e krijuar pas vërshimeve të ditëve të fundit.
Sipas njoftimit zyrtar, U.D. Drejtori Ekzekutiv i AME-së, Shefki Abdullahu, së bashku me përfaqësues të agjencisë dhe përfaqësues nga Kabineti i Kryetarit të Komunës së Mitrovicës Jugore, kanë inspektuar zonat më të prekura, përfshirë lagjet “2 Korriku” dhe “Amina”, si dhe objektet e Universitetit ICMB, ku janë evidentuar përmbytje në bodrume.
Po ashtu, u bë e ditur se Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Mitrovicë ishte përfshirë nga uji në bodrumet e objektit. Menjëherë pas kësaj, ekipet e NJPZSH-Mitrovicë kanë ndërhyrë me pompa me kapacitet të lartë, të siguruara nga AME, si dhe me pajisjet operative të njësisë lokale të zjarrfikësve.
Sipas vlerësimeve të fundit, gjendja aktuale në terren konsiderohet stabile dhe e menaxhueshme, ndërsa njësitë emergjente mbesin të angazhuara dhe në gatishmëri për ndërhyrje sipas nevojës./Periskopi/
Njoftimi i plotë:
