Dëmet e shkaktuara nga vërshimet në Prishtinë, Rama: Kemi realizuar mbi 30 intervenime

Dëmet e shkaktuara nga vërshimet në Prishtinë, Rama: Kemi realizuar mbi 30 intervenime

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka dhënë detaje lidhur me intervenimet që janë realizuar sot në kryeqytet pas reshjeve të shiut e borës dhe vërshimeve të shkaktuara.

Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se kanë realizuar mbi 30 intervenime në Prishtinë dhe ka falendëruar të gjithë ata që janë angazhuar për menaxhimin e situatës në kryeqytet.

“Mbi 30 intervenime në të gjitha zonat e Kryeqytetit, janë realizuar gjatë ditës së sotme nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca, Drejtoria e Investimeve Kapitale, Drejtoria e Shërbimeve Publike, Kompania Gjelbër, Policia e Kryeqytetit, si dhe njësitë e Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve (BPZ) të Kryeqytetit. Këto intervenime janë zhvilluar me angazhim maksimal të ekipeve në terren, reagim të menjëhershëm dhe koordinim të vazhdueshëm ndërinstitucional”, ka shkruar ai./Periskopi

Postimi i plotë:

Falënderim dhe Mirënjohje

Mbi 30 intervenime në të gjitha zonat e Kryeqytetit, janë realizuar gjatë ditës së sotme nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca, Drejtoria e Investimeve Kapitale, Drejtoria e Shërbimeve Publike, Kompania Gjelbër, Policia e Kryeqytetit, si dhe njësitë e Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve (BPZ) të Kryeqytetit.

Këto intervenime janë zhvilluar me angazhim maksimal të ekipeve në terren, reagim të menjëhershëm dhe koordinim të vazhdueshëm ndërinstitucional.

Si Kryetar i Kryeqytetit, shpreh falënderim dhe mirënjohje të veçantë për të gjithë zyrtarët, policët, zjarrfikësit dhe punëtorët e angazhuar, për përkushtimin, vetmohimin dhe punën e palodhshme në shërbim të qytetarëve dhe Kryeqytetit.

Falenderoj edhe Drejtorin për Siguri dhe Emergjenca, z. Lulzim Fushtica, për kontributin dhe angazhimin e tij në menaxhimin dhe koordinimin e situatës.

Bashkë për qytetarët

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti