Si ta largoni akullin nga xhami i përparmë i makinës brenda një minute

Tashmë që dimri ka trokitur, akulli është një problem i madh për drejtuesit e mjeteve, veçanërisht kur vishet xhami i mjetit dhe bëhet e padukshme pamja.
Por ekziston një metodë e cila mund tju vijë në ndihmë në të tilla raste.
Me vetëm një shishe sprajt, të cilën e mbushim me 2/3 alkool farmacie dhe 1/3 me ujë, mund të bëjmë një mrekulli të vogël kundër akullit.
Duhet pasur kujdes, pasi kjo përzierje mund të thajë dhe të dëmtojë gominat në rast se përdoret në sasi të tepruar./Periskopi/
