Vedat Muriqi vazhdon të shkruaj histori, është bërë golashënuesi i dytë më i mirë te Mallorca në La Liga

Vedat Muriqi vazhdon të shkruaj histori, është bërë golashënuesi i dytë më i mirë te Mallorca në La Liga

Futbollisti kosovar, Vedat Muriqi sot shënoi një gol në humbjen e Mallorcas ndaj Rayo Vallecano me rezultatin 2:1.

Kjo ndeshje ishte në kuadër të La Ligas dhe pikërisht “pirati” ynë ka shkruar historinë me golin e shënuar, shkruan Indeksonline, transmeton Periskopi.

Muriqi është bërë futbollisti i dytë që ka shënuar më së shumti gola në histori të Mallorcas në La Liga.

Ai ka realizuar 45 gola, aq sa ka edhe Juan Arango (45).

Kurse me më së shumti gola të shënuar në histori të Mallorcas në La Liga është Samuel Eto’o (54)./Periskopi

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti