Pas bllokimit nga uji, lirohet rruga Ferizaj–Gjilan në Sojevë

Pas bllokimit nga uji, lirohet rruga Ferizaj–Gjilan në Sojevë

Rruga rajonale Ferizaj–Gjilan, në segmentin Ferizaj–Gjilan tek fshati Sojevë (afër Bonstillit), e cila ishte e bllokuar për shkak të grumbullimit të ujit në rrugë, është liruar dhe tani është e kalueshme për qarkullim.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas tij, nga ora 15:30, rruga është hapur për të gjitha automjetet, ndërsa bazuar në informacionet nga njësitë policore në terren, aktualisht të gjitha rrugët në rajonin e Ferizajt, përfshirë Ferizajn, Kaçanikun, Shtimen, Shtërpcën dhe Hanin e Elezit, janë të kalueshme për qarkullim.

“Nga ora 15:30, rruga rajonale Ferizaj–Gjilan, në segmentin Ferizaj-Gjilam , fshati Sojev (afër Bonstillit), e cila ishte e bllokuar për shkak të ujit në rrugë, është liruar dhe tani është e kalueshme për qarkullim. Sipas informatave nga njësitë në terren, të gjitha rrugët në rajonin e Ferizajt (Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit) janë aktualisht të kalueshme”, ka deklaruar Veseli.

Policia u bën thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të tregojnë kujdes gjatë vozitjes dhe të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës. /Periskopi

Mbyllet për qarkullim segmenti Ferizaj–Gjilan në Sojevë

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti