Shoferi kapet duke bërë manovra të rrezikshme në Prishtinë, Policia e ndëshkon me gjobë

Shoferi kapet duke bërë manovra të rrezikshme në Prishtinë, Policia e ndëshkon me gjobë

Patrullat e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Prishtinë kanë ndëshkuar një shofer për shkelje të rënda në komunikacion.

Shoferi ka kryer veprime të rrezikshme me veturën e tij në një nga rrethrrotullimet e kryeqytetit, duke rrezikuar sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik (drift).

“Shoferi në fjalë është hasur duke kryer manovra të rrezikshme me veturë, veprime këto që kanë rrezikuar sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Pas identifikimit të tij, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore dhe ndaj shoferit është shqiptuar gjoba për kundërvajtje në komunikacion, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi”.

Policia ka bërë të ditur se do të vazhdojë kontrollet e rregullta dhe të intensifikuara me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion, ndërsa ka ftuar qytetarët për bashkëpunim dhe respektim të rregullave të trafikut./Periskopi/

Njoftimi i plotë:

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti