Policia në Ferizaj ndëshkon tre shoferë për shkelje të rënda në komunikacion

Policia në Ferizaj ndëshkon tre shoferë për shkelje të rënda në komunikacion

Policia e Kosovës, përmes Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, ka ndëshkuar tre shoferë për kundërvajtje të rënda në trafik gjatë datave 8 dhe 9 janar 2025.

Sipas njoftimit zyrtar, më 08 janar 2025, në rrugën magjistrale në Prelez të Muhaxherëve, është ndaluar shoferi K.K. (27 vjeç), i cili po drejtonte automjetin pavarësisht masës mbrojtëse të ndalesës për drejtim. Ndaj tij janë shqiptuar 500 euro gjobë, 5 pikë negative, si dhe ndalesë shtesë për drejtim mjeti në kohëzgjatje prej 6 muajsh.

Ndërkaq, më 09 janar 2025, në fshatin Babush, policia ka ndaluar shoferin A.G. (31 vjeç), i cili drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit, me 0.74 promilë alkool në gjak. Atij i është shqiptuar gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe ndalesë për drejtim mjeti prej 3 muajsh.

Po atë ditë, në rrugën “Cen Dugolli”, është ndaluar shoferi B.I. (18 vjeç), i cili po drejtonte automjetin pa patentë shoferi dhe po kryente manovra të rrezikshme, duke rrëshqitur gomat me frenë të dorës. Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 150 euro, ndërsa është iniciuar edhe procedurë kundërvajtëse në gjykatë./Periskopi/

Njoftimi i plotë:

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti