“Këtu është si n’shpi”, Karim Benzema thotë se në Arabi ka shumë tifozë të Real Madridit

Karim Benzema ka komentuar atmosferën përpara finales së madhe të Superkupës së Spanjës, duke theksuar mbështetjen e madhe që Real Madridi gëzon në Arabinë Saudite.
“Real Madridi po luan në shtëpi sot. Ka shumë tifozë të Madridit në Arabinë Saudite”, është shprehur Benzema, duke nënvizuar ndikimin që prania e tifozëve mund të ketë në një ndeshje kaq të rëndësishme.
Sonte, nga ora 20:00, do të zhvillohet finalja e Superkupës së Spanjës mes Barcelona-s dhe Real Madridit, një tjetër “El Clásico” që pritet të ofrojë emocione të mëdha. Edhe pse ndeshja luhet larg Spanjës, interesimi është jashtëzakonisht i madh, ndërsa stadiumi në Arabinë Saudite pritet të jetë i mbushur me tifozë nga të dy kampet.
🗣Karim Benzema :
« Le Real Madrid joue à domicile aujourd’hui. Il y a beaucoup de supporters madrilènes en Arabie Saoudite. » pic.twitter.com/1FPrQQb7Bp— LosMadridistas (@LosMadridistas_) January 11, 2026
