Temperaturat minus, bëhet thirrje për kujdes më të madh në trafik

Temperaturat minus, bëhet thirrje për kujdes më të madh në trafik

Drejtori i Divizionit të Trafikut Rrugor në Policinë e Kosovës, Jeton Rexhepi, ka bërë thirrje të dielën të gjithë ngasësve në vend për kujdes në trafik. Pas reshjeve të shumta të shiut, tani në vendin tonë po mbretëron një mot me krysisht me borë dhe me temperatura të ulëta.

“Në shumë pjesë të vendit, sot kushtet e motit janë më të vështirësuara dhe kërkojnë që shoferët e automjeteve të kenë fokus dhe konsideratë shtesë. Kërkohet të ushtroni kujdes maksimal. Mos harroni, nuk jeni vetëm në rrugë”, ka shkruar Jeton Rexhepi në Facebook.

Sot Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat do të jenë të ulëta, gjë që krijohen kushte për ngrica.

Në njoftim thuhet se java nis me depërtimin e masave të ftohta ajrore, të cilat do të përfshijnë gjithë territorin e Kosovës, duke shkaktuar rënie të ndjeshme të temperaturave.

Temperaturat minimale gjatë mëngjeseve pritet të zbresin deri në -12°C, ndërsa maksimalet ditore gjatë mesditës do të arrijnë deri në 7°C.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi dhe juglindja, e lehtë deri mesatare./Periskopi

IHMK paralajmëron zbritje të temperaturave këtë javë deri në -12°C

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti