Paralajmërim nga BQK: Kujdes nga mesazhet mashtruese në emër të bankave

Paralajmërim nga BQK: Kujdes nga mesazhet mashtruese në emër të bankave

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët lidhur me një fushatë mashtruese që po qarkullon aktualisht përmes mesazheve SMS, e cila synon vjedhjen e të dhënave financiare.

Sipas BQK-së, mesazhet mashtruese paraqiten në mënyrë të rreme si njoftime nga banka komerciale dhe përmbajnë kërkesa urgjente për veprim, si dhe lidhje të dyshimta që mund të çojnë në keqpërdorim të të dhënave bankare.

BQK u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të mos bien pre e këtyre mashtrimeve.

Institucioni këshillon që të dhënat e kartelave bankare të ruhen me kujdes dhe të mos ndahen asnjëherë përmes e-mailit, SMS-it apo telefonit me persona të paautorizuar.

Po ashtu, qytetarëve u rekomandohet të mos hapin lidhje të dyshimta, të mos kryejnë pagesa apo të vendosin të dhëna bankare përmes linkeve të dërguara me SMS dhe të përdorin vetëm faqet zyrtare dhe aplikacionet e verifikuara të bankave.

BQK thekson rëndësinë e aktivizimit të njoftimeve për çdo transaksion dhe kontrollit të rregullt të historisë së pagesave dhe transferave. Në rast të pranimit të ndonjë mesazhi të dyshimtë, qytetarët këshillohen ta raportojnë menjëherë atë te banka ose institucioni i tyre financiar.“Mos u mashtroni dhe tregoni kujdes për sigurinë tuaj online”, është apeli i BQK-së për të gjithë qytetarët.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti