PZAP rrëzon ankesën e Bekim Haxhiut si të pasafatshme

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka rrëzuar ankesën e Bekim Haxhiut të PDK-së, si të pasafatshme.
Gjatë ditës së diel, Haxhiu dorëzoi ankesë zyrtare në PZAP për fletëvotimet me postë të pranuara pas 29 dhjetorit të vitit të kaluar.
Në arsyetimin e tij, KQZ ka bërë shkelje serioze që sipas tij, rrezikon integritetin e zgjedhjeve.
“Asnjë vendim administrativ nuk mund të ndryshojë ligjin. Afatet zgjedhore nuk janë rekomandime, por garanci për barazinë e votës dhe besueshmërinë e procesit. Kur numërohen vota jashtë afatit, procesi rihapet në mënyrë arbitrare dhe rezultati deformohet. Mbrojtja e votës së ligjshme është mbrojtje e demokracisë. Pa ligj, nuk ka zgjedhje të ndershme”, kishte thënë ai.
Haxhiu pos tjerash, ka paralajmëruar ankesë në Supreme e deri në Kushtetuese.

